Telegrafi

Dodik: Një proces politik duhet ta sjell pavarësinë e Republikës Serbe

Udhëheqësi i SNSD-së dhe Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik tha se deklaratat kishin për qëllim gjithmonë ruajtjen e paqes.

Politikani serb ka vazhduar me retorikën e ndarjes së shtetit boshnjak, ku tash ka deklaruar se askush në Republika Serbe nuk dëshiron të drejton procese politike që do të rezultonin në dhunë.

Ai thotë se duhet të flasim për Bosnjën dhe Hercegovinën, për të gjitha çështjet dhe mundësitë, raporton klix.ba.

Lexo po ashtu Dodik: Do të punoj për shpërbërjen paqësore të Bosnjës

“E vetmja pamundësi është që të ketë një konflikt në Bosnje. Unë gjithashtu jam kundër një Republike Serbe të pavarur nëse kjo do të thotë një konflikt. Për Republikën Serbe, si një shtet i pavarur, unë jam nëse do ta arrijmë atë përmes një procesi politik”, tha ai.

“Ata po përpiqen të zgjidhin problemet e tyre në kantone dhe të gjithë Federatën në lidhje me luftën kundër pandemisë dhe paaftësinë për të siguruar aparate për frymëmarrje, vaksina dhe t’i transferojnë ato tek ne”, pohoi Dodik. /Telegrafi/