Telegrafi

Dodik kërkon kushtetutë të re për fillimin e ndarjes së Republikës Serbe

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik tha sot se Republika Serbe vitin e ardhshëm duhet të fillojë procesin e hartimit të kushtetutës së re.

Sipas tij, kushtetuta “do t’ia mundësojë Republikës Serbe të merret me çështjen e shkëputjes”.

Gjatë një takimi në Fakultetin Juridik në Banja Llukë, ai shtoi se kushtetuta e tanishme nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve. /KP/