Pas disa vitesh ulje të numrit të shitjeve veturat e reja të Dodge Viper, kanë arritur që t’i ndryshojnë gjërat për të mirë.
Sipas Motortrend, modelet e Dodge VooDoo II ACR, The Snakeskin GTC, The GTS-R ACR dhe Snakeskin ACR janë shitur për vetëm dy ditë, transmeton KosovaPress.
Ndërsa, modeli ACR Viper u shit për më pak se 40 minuta.
Këto vetura janë prodhuar në nder të përvjetorit të njëzet e pestë të kompanisë Dodge Viper.