Maqedonia është një nga vendet e pakta në Evropë ku vdekshmëria nga sëmundja e kancerit është rritur gjatë 15 viteve të fundit. Prandaj, ne në “Borka”, besojmë se është detyra jonë si një shoqatë, në çdo mënyrë të mundshme për të rritur ndërgjegjësimin për këtë problem. Kjo u tha në konferencë kombëtare për kancerin e gjirit nga kryetarja e “Borkës për çdo ditë të re lufta kundër kancerit”, Biba Dodeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha se Shoqata ka disa kërkesa, ndër të cilat të përmirësohet parandalimin dhe qasja ndaj diagnozës së hershme dhe skriningun e popullsisë, zvogëlimin e listave pritëse të kontrolleve për këta pacientë, futjen e një regjistri kombëtar të kancerit me një incident të saktë, prevalencë, mortaliteti dhe ai të përditësohet rregullisht në mënyrë që të ketë të dhëna të sakta epidemiologjike dhe statistikore që do të ndihmonin në parandalimin, kontrollin dhe monitorimin e sëmundjes.
Ajo gjithashtu kërkoi rishikimin e protokolleve ekzistuese dhe për të futur protokolle të reja sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, si dhe për të futur një strategji kombëtare për kontrollin e kancerit dhe për të krijuar një komision në Ministrinë e Shëndetësisë, i përbërë nga përfaqësues të organizatave të pacientëve.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjatë tërë muajit ka punuar në ngritjen e vetëdijes publike për kancerin dhe në zvogëlimin e pritshëmrive të kontrolleve dhe futjen e termave shtesë për mamografinë./Telegrafi/