Telegrafi

Dodë Gjergji: Zoti ju shpërbleftë të gjithëve

Kreu i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, uroi qytetarët për Festën e Bajramit duke iu dëshiruar paqe dhe mirësi.

“Jam këtu për të uruar Bashkësinë Islame, z.Tërnava dhe të gjithë besimtarët mysliman për Festën e Bajramit, për t’i përgëzuar për sakrificën që kanë bërë këtë muaj dhe për të uruar që Zoti t’ju shpërblejë të gjithëve. Paçi paqe, bekim, mirësi, mirëqenie dhe dashuri mes njëri tjetrit”, u shpreh ai.