Site icon Telegrafi

“Doctor bag”, çantë për ditë të ftohta

“Doctor bag” me një pamje pak vintage, me formën e saj të veçantë dhe me doreze të forta, është protagoniste në pasarelat e këtij dimri.

E kemi parë të kombinuar me look-un e Louis Vuitton dhe Marc Jacobs, nga Marni tek Prada dhe Miu Miu.

Neve na pëlqen, sepse kombinohet me të gjitha. E kombinuar me jeans është perfekte për një pamje të bukur gjatë ditës dhe në versionin mini është perfekte me fustane dekolte për në mbrëmje.

Ndër modelet më të spikatura janë ato të Jil Sander, Prada, Marni, dhe Miu Miu. /Telegrafi/

 

Exit mobile version