Site icon Telegrafi

DoCoMo me telefon dhe tablet, rezistent ndaj ujit

Gjatë muajit mars, NTT DoCoMo ka paralajmëruar se do të prezantojë në treg modelin e telefonit të mençur, AQUOS PHONE SH-06D, ndërsa në prill pritet të ofrojë edhe tabletin Android, Tablet MEDIAS TAB N-06D.

Që të dyja pajisjet janë të rezistueshme ndaj ujit, dhe kjo nuk është gjëja e vetme që i dallon ato në treg.

Telefoni që do të ofrohet nga operatori japonez posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç me teknologji 3D, për të cilën nuk nevojiten syzet, ndërsa i njëjti përfshin edhe procesorin dy-bërthamësh me 1.2GHz dhe antenë të integruar për të shikuar transmetime multimediale.

Në anën tjetër, për tabletin e ri thuhet se do të jetë më i holli që ekziston në treg me vetëm 9.9mm, ndërsa i njëjti mbështet edhe teknologjinë LTE dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, procesorin dual-core me 1.2GHz.  / Telegrafi /
 

Exit mobile version