Telegrafi

Doc Rivers vazhdon kontratën me L.A.Clippers

Doc Rivers, trajneri i basketbollit të Los Angeles Clippers, u pajtua me liderët e ekipit për zgjerimin e bashkëpunimit.

Detajet e kontratës së re të Riversit nuk janë zbuluar ende për publikun, njoftoi Los Angeles Times.

Rivers ka kaluar gjashtë sezone në Los Angeles Clippers dhe i ka udhëhequr në 307 fitore, me 185 humbje, ndërsa në “playoffs” arriti ta fusë pesë herë.

Ky sezon, Clippers erdhi në “playoffs” me të gjitha pritjet dhe arriti të fitojë dy herë kundër Golden State Warriors.

Rivers dhe udhëheqësit e Clippersave do të kenë shumë punë këtë vit, pasi lëvizjet gjatë sezonit mundësuan ofrimin e dy kontratave maksimale të agjentëve të lirë dhe në mënyrë të konsiderueshme do të rrisin rolin e ekipit. /Telegrafi/