Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna ka folur për intervistimin e tij në Gjykatën Speciale dhe për rolin e tij në krye të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së.
Dobruna, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se këshillimi për ushtarët e UÇK-së ka qenë që të mos bëhet asgjë e keqe që do të dëmtonte imazhin e një ushtrie të re siç ishte UÇK-ja.
“Jo që nuk është vrarë dikush por askush nuk është paraqitur në Gjykatën Ushtarake. Gjykata Ushtarake është formuar me 16 dhjetor të vitit 1998. Gjykata në shkurt të 1999 edhe zyrtarisht është formua. Në Gjykatë janë paraqitur vetëm dy raste. Njëra ishte për vjedhjen e një veture në emër të kolaboracionistit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Dobruna thotë se Gjykata Ushtarake ka vepruar në mënyrë të pavarur nga Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së.
“Më kanë thënë në disa raste: baca Kolë po mendon se je në gjyq civil. Unë iu kam thënë se ky është mendimi im dhe nuk e ndryshoj. Ndryshe e lë këtë punë”.
Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së thotë se ai është ftuar në Hagë me një cilësi të çuditshme.
“Jam ftuar në një cilësi të çuditshme. I dyshuari dëshmitarë”.
Dobruna thotë se Gjykata Speciale i ka dhënë 120 euro në formë të honorarit për dëshminë e dhënë.
“Unë kam folur vetëm për vete”, tha ndër të tjera Sokol Dobruna./Telegrafi/