Telegrafi

Dobroshti do të bëhet me ujësjellës të ri pas një muaji

Banorët e fshatit Dobrosht të Tetovës më nuk do të kenë probleme me mungesën e ujit për pije. Këtë e ka njoftuar përmes TVAlfa, ministri i transporti dhe lidhjeve, Vlado Misajlovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Misajlovski, i cili sot bëri kontroll të rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit, tha se punët shkojnë me dinamikë të shkëlqyer, prandaj i tërë projekti pritet të përfundojë për rreth një muaj.

Nevoja për ujësjellës të ri ishte theksuar gjatë takimit të fundit të kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski me një pjesë të anëtarëve të Qeverisë me fshatarët e Dobroshtit.

Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani, ka thënë se me këtë projekt zgjidhet një problem i madh e banorëve të Dobroshtit. Ai thotë se është i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me këtë ministri, në suaza të cilit bashkëpunim janë zgjedhur shumë probleme të banorëve të kësaj komune./Telegrafi/