Dobrilla Kacarska do t’i gjykojë të akuzuarit e “27 prilli”
Gjyqtarja Dobrila Kacarska, e cila e gjykoi Nikolla Gruevskin me 2 vjet dënum në burg, do të gjykojë rastin e hyrjes me dhunë më 27 prill të vitit të kaluar. Zgjedhja është bërë përmes sistemit elektronik për ndarjen e rasteve.
Nga Gjykata Penale e Shkupit informojnë se do të tregojnë më shumë kur do të filloj procesi ku 30 persona janë të akuzuar për terrorizëm dhe rrezikim të rendit kushtetues. Mes të akuzuarve janë edhe 5 deputetë nga OBRM-PDUKM-ja, si dhe ish drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov./Telegrafi/