Telegrafi

Dobitë nga vitamina D në dimër

Duke përcjellë 19.000 participantë, hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit dhe nga Universiteti i Colorados, kanë vërtetuar se thuajse gjysma e pjesëmarrësve në studim, kishin mungesë të vitaminës D, dhe për këtë arsye ishin më të rrezikuar për infeksion të sistemit të frymëmarrjes.

“Rreziku më i madh për sëmundjet e sistemit respirator ishte te pjesëmarrësit të cilët kishin nivelin më të ulët të vitaminës D në gjak”, thonë hulumtuesit.

Burimi kryesor i vitaminës D, për të cilën janë të domosdoshme rrezet e diellit, është ushqimi i pasur me peshk si edhe qumështi dhe produktet e tij.