Efekti i drejtpërdrejtë i qarkullimit të shpejtuar është përmirësimi i metabolizmit të qelizave. Në të vërtetë, qelizat marrin më shumë oksigjen, përmirësohen tonusi dhe fortësia e indeve. Një herë në ditë bëjini gjoksit dush të me ujë të ftohtë.
Për ruajtjen e lëkurës së butë dhe elastike më së miri do t’ju ndihmojë masazhi i rregullt, madje çdo ditë pas bërjes dush. Me dorezë bëjini masazh pjesës përreth gjoksit, nga mesi në drejtim të nënsqetullave.
Masazhi i thatë do të nxisë qarkullimin sipërfaqësor të gjakut, do të përshpejtojë ndarjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe përtëritjen e indeve.
Pas dushit apo larjes, (kurrë me ujë shumë të ngrohtë!), fshijini gjoksin dhe bëjini masazh me kremra speciale me përbërës të domosdoshëm për lagështinë e lëkurës, e cila ndihmon ruajtjen e elasticitetit, pastaj eliminon efektet e dëmshme të radikaleve të lira.
Efekt të shkëlqyeshëm do të arrini me përdorimin e gjelit për forcimin dhe kujdesin e gjinjve. /Telegrafi/