Telegrafi

Dobi e pa pritur nga lëvorja e bananes

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se për pastrimin e ujit mund të shërbejnë materialet me prejardhje bimore. Kështu, për të larguar metalet e rënda nga uji, të dobishëm janë treguar fijet e kokojës dhe luspat e kikirikëve.

 

Të dhënat e studimit të ri kanë treguar se korja e copëtuar e bananes në mënyrë të suksesshme largon metalet e rënda nga uji.

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një aparat për pastrim me anë të koreve të copëtuara të bananes, i cili mund të përdoret 11 herë pa humbur aftësitë për lidhjen e metaleve, dhe në këtë mënyrë e pastron ujin nga këto metale, por edhe nga materialet tjera. /Telegrafi/