Site icon Telegrafi

Dobësohu nëse do të jesh vozitës

Kompania britanike e autobusëve Stagecoach nga Hull do të zhvendos vozitësit e trashë që të punojnë në një lokacion tjetër derisa të mos dobësohen.

Firma, në të cilën punojnë 350 njerëz, pohon se vozitësit më të trashë se 125 kilogramë paraqesin rrezik të sigurisë dhe shëndetit.

Zëdhënësi i kompanisë Tony Fieldsend thotë se kjo politikë është në pajtueshmëri me rregullat e sigurisë në ulëset e reja të cilat i kanë vendosur. Ata u kanë përgatitur vozitësve një program për dobësim.

“Ulëset kanë limit prej 145 kilogramësh, disa më shumë, disa më pak. Më së tepërmi na duhet të mendojmë për udhëtarët tonë. Këtë gjë e kemi bërë në marrëveshje me sindikatën”, ka thënë zëdhënësi.

Një vozitës, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se kjo është e turpshme dhe diskriminim. Do të preken shumë vozitës. Disa kanë vetëm disa kilogramë mbi limitin e caktuar, e disa tjerë janë me dhjetëra.

Exit mobile version