Lira turke është dobësuar këtë të enjte, ndërsa investitorët morën një qëndrim të kujdesshëm përpara takimit të Bankës Qendrore për vendosjen e normës së interesit.
Sot në mëngjes lira turke u tregtua me 6.37 kundrejt dollarit. Këtë vit, ajo ka humbur 40 për qind të vlerës së saj ndaj monedhës amerikane, por ka rimarrë vetën nga një rekord i ulët prej 7.24 për qind të një muaji më parë.
Banka Qendrore e Turqisë do të njoftojë vendimin e saj për normat e interesit dhe parashikimet për një rritje që ndryshon nga 225 deri në 725 pikë bazë me shqetësimet e bankës lidhur me rënien e lirës dhe shqetësimet për një ngadalësim ekonomik, përcjell Telegrafi.
Rënia e lirës është nxitur nga shqetësimet rreth ndikimit të presidentit Erdogan në politikën monetare dhe grindjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Banka Qendrore dhe qeveria kanë marrë një sërë masash për të mbështetur lirën, ku Erdogan vendosi që shitja e pronës dhe marrëveshjet e qirasë duhet të bëhen në lira, duke i dhënë fund marrëveshjeve të tilla në valutë të huaj. /Telegrafi/