Telegrafi

Dobësohet GDP-ja e Japonisë

Sipas të dhënave të qeverisë, në periudhën prill-qershor, GDP-ja është rritur vetëm 0.4 për qind që është shumë më pak se sa është pritur.

Rivalët ekonomikë të Japonisë, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, aktualisht kanë publikuar rritje më të fuqishme të GDP-së, për të njëjtën periudhë.

Gjermania ka shënuar rritje 2.2 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara, 2.4 për qind /Telegrafi/