Site icon Telegrafi

Do t’i vizitojë 26 festivale për 30 ditë

Dy herë në javë ai do t’i lajmërohet redaksisë Telegraph Travel dhe do ta përshkruajë atmosferën nëpër festivalet e ndryshme të muzikës. Ai pritet të marr pjesë nëpër festivale në Gjermani, Luksemburg, Poloni, Serbi, Zvicër, Itali, Slloveni, Kroaci, Hungari, Sllovaki dhe Çeki, ndërsa do ta përfundojë aventurën e tij në festivalin High Voltage në Londër.

Gjatë udhëtimit do të shkruajë në blog, ndërsa postimi i parë pritet të publikohet të enjten kur pritet ta vizitojë festivalin Glastonbury në Angli. Stacioni i tij i ardhshëm është Graspop Metal Meeting në qytetin Dessel të Belgjikës.

Zyrtarët e librit të rekordeve Guinness pranuan të hapin një kategori të re me titull “Më së shumti festivale të vizituara në 30 ditë”. “U përpoqa të gjej një shkak të për t’u larguar nga zyra dhe për të bërë një xhiro të mirë me motoçikletë. Fillova të regjistrohem nëpër festivalet e Evropës. Gjithmonë kam qenë adhurues, por nuk kisha kohë. Askush nuk ka provuar të vizitojë kaq shumë festivale në një kohë kaq të shkurtë”, tha Greg.

Nëse gjithçka shkon sipas planit Greg pritet t’i përshkojë 9000 kilometra dhe të vizitojë 26 festivale. /Telegrafi/
 

Exit mobile version