Telegrafi

Do të tërheqë “gjinjtë” nëpër Antarktik

Gjatë ekspeditës së tij, ai do të tentojë që ta thyejë rekordin ekzistues dhe ta kalojë Antarktikun për 64 ditë dhe njëherësh dëshiron të grumbullojë rreth një milion dollarë për fondacionin “McGrath”, i cili ndihmon luftën kundër kancerit të gjirit.

Motivimi i Wilson ka ardhur nga një mikeshë e tij, Kate Carlile, të cilës i është rishfaqur kanceri në gjinj.

Aventurieri, që me profesion është veterinar, me vete mund të marrë ushqim dhe ujë për vetëm 80 ditë, ndërsa gjatë rrugës do të jetë në kontakt me stacionet kërkuese amerikane dhe ruse, në rast se do të ketë nevojë për ndihmë.

Ai do të kalojë rreth 2.700 kilometra, ndërsa temperatura pritet të bie deri në -50 gradë Celsius.

“Ekspedita është shumë e rrezikshme. Jam duke i marrë të gjitha masat e sigurisë. Familja ime është shumë e shqetësuar, sepse para disa ditësh e shikuam një film rreth ekspeditës Mawson, e cila përfundoi keq”, ka treguar Wilson. /Telegrafi/