Site icon Telegrafi

Do të ketë investime të reja në “Adem Jashari”

Këtë e ka bërë të ditur i pari i MKRS-së, Memli Krasniqi, në takimin që e pati të hënën me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. MKRS-ja ka investuar 740 mijë euro për renovimin e stadiumit "Adem Jashari". Janë vendosur karriget, janë rinovuar objektet e brendshme, por vlerësohet se kanë mbetur edhe shumë punë për t’u bërë.

Pritet që në stadium shpejt të vendosen edhe ndriçimi, zërimi dhe semaforët. Ndriçimi e zërimi për stadium është i siguruar, pasi ai i është dhënë dhuratë Kosovës nga Federata e Futbollit e Suedisë. Sipas MKRS-së, vendosja e ndriçimit, zërimit dhe semaforëve, sipas një memorandumi të nënshkruar me Federatën e Futbollit të Kosovës, është përgjegjësi e Komunës së Mitrovicës. /Koha/Telegrafi/ 

Exit mobile version