Telegrafi

Do të jetojmë 6 herë më tepër?

Ata aktivizuan në organizma njëqelizorë gjenin Sir2, i cili mendohet e zvogëlon vitet e jetës së një organizmi. Të çuditur zbuluan se, duke bllokuar aktivitetin e gjenit, organizmat u bënë më rezistentë ndaj konsumimit natyral, ndërkohë që mund të rregullonin defektet gjenetike që shfaqnin me kalimin e kohës.

Studime më të vjetra kishin treguar se, duke kufizuar konsumimin e kalorive, jetëgjatësia tek mizat, krimbat dhe minjtë rritet rreth 40%. Duke imituar këtë procedurë, studiuesit mundohen tani të rregullojnë gjenin – çelës, që të zgjasin jetën pa zvogëluar marrjen e ushqimit.

Eksperimentet gjenetike bëhen tashmë tek minjtë dhe specialistët vlerësojnë se hapi i ardhshëm do të jetë prova edhe tek njerëzit. /Telegrafi/