Site icon Telegrafi

Do të jetojë me luanët një muaj

Deri më 31 janar James do të flejë afër luaneshës Lee dhe luanit Ed, të cilët i rriti prej se ishin këlyshë.

James thotë se nuk ka frikë prej luanëve. Shqetësimi i tij më i madh është se çfarë do të bëjë ai kur flenë luanët. Në kafaz ka të ndërtuar edhe një pjesë të vogël në rast se detyrohet të ikë, ndërsa planifikon të ndërtojë edhe një strehë të vogël në pemë në rast se kafshët grinden mes vete.

Strehën e kafshëve të egra “Wildlife Rehabilitation” e mban me ndihmën e vajzës 13 vjeçare dhe disa vullnetarëve. Qëndrimi njëmuajsh me luanët do të transmetohet direkt nëpërmjet internetit. /Telegrafi/

Exit mobile version