Telegrafi

Do të biesh nga pesha? Bëhu vegan!

Vegan nuk mund të jetë kushdo (ke ngrënë ndonjëherë djathë?), por kushdo nga ne mund të fillojë duke përfshirë më shumë vakte me produkte vegane në dietën e tij, aq më tepër nëse do të humbasë peshë.

Në studimin e kryer nga Ru-Yi Huang, në spitalin “E-Da Hospital”, në Tajvan morën pjesë 1151 persona, të cilët u bënë pjesë e testit për gati 74 javë, duke u futur në një dietë të ashpër me produkte vegane.

Grupi që u përfshi në një dietë vegjetariane humbi peshë në mënyrë të konsiderueshme, krahasuar me grupin i cili përgjatë kësaj kohe hëngri mish dhe produkte të tjera të kafshëve. Ndërsa grupi që u përfshi në një dietë edhe më të ashpër me dietën vegane humbi edhe më shumë peshë, duke eliminuar edhe produktet e qumështit.

Ky është studimi i parë, i cili ka kombinuar dy grupe që ndjekin dy dieta të ndryshme për të humbur peshë. Rezultatet e vegjetarianëve ishin vërtet të dukshme”,- bën me dije Huang, i cili shton se i gjithë grupi i vegjetarianëve gjatë kësaj kohe ka konsumuar më shumë drithëra, fruta dhe perime.

Lajm i mirë për ata që po përpiqen të kthehen në veganë (edhe pse nuk është e sigurt që do ndodhë), sipas Huang, është se kanë kaq shumë mundësi dhe kaq shumë produkte për mëngjes, drekë dhe darkë. Me këtë rast, edhe do të kursejnë ca lekë, por nuk është e sigurt nëse të gjithë kanë arritur më tej të kthehen në veganë.

Produktet e shëndetshme nuk përfshijnë patatina apo akullore, (që duket e vështirë) për ata që janë vegan, shkruan revista class. Mbi të gjitha është e rëndësishme që të hahet ushqim i pastër, bëjnë me dije specialistët, të ndihesh mirë dhe me energji gjatë gjithë ditës, si dhe të kombinosh një regjim ushqimi me stërvitjen – ky madje është edhe çelësi i një jete të shëndetshme, je apo jo vegan. /Telegrafi/