Ka filluar asfaltimi i rrugës regjionale në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës, rrugë kjo e cila lidh Komunën e Suharekës, Shtimes dhe Ferizajit.
Gjatësia e kësaj rruge do jete 2300 metra ndërsa gjerësia 6 metra.
Sipas ministrit te Infrastrukturës, Fehmi Mujota, kjo rrugë është e standardeve të larta dhe që shumë kohë i ka munguar këtij regjioni, madje siç pohoi ai, me këtë rrugë do të hapet perspektivë edhe për zhvillim ekonomik.
Ndryshe, Mujota tha se po ndërtohet çdo cep i Kosovës më rrugë të reja dhe se Ministria e Infrastrukturës edhe në të ardhmen do të vazhdojë në realizime të projekteve tjera. /Telegrafi/