Por, për Vuniqin dhe përkrahësit e tij, Belegu mbetet kryetar i ‘papastër’ i FBK-së. Por, të kundërtën e thotë Belegu. Sipas tij, FBK-ja asnjëherë në histori nuk e ka pas një kryetar më legjitim. Thotë se revolucionin në basketbollin kosovar e nisi të shtunën, e që do ta vazhdoj derisa ta bëjë basketbollin më të mirë, si asnjëherë më parë. Ai pohon se e presin shumë punë. Thotë se FBK-në e gjeti me shumë telashe.
Madje, dyshon që në të është mbjell edhe korrupsioni. Por, premton se do ta çrrënjos, ndërsa të korruptuarve të deritanishëm do t’i ndëshkojë. /Tribuna/Telegrafi/