Site icon Telegrafi

DnV: Zarfet e ardhura nga Serbia të verifikohen vetëm pas garantimit të shëndetit të personelit të KQZ-së

Demokracia në Veprim (DnV) është duke përcjellë procesin e verifikimit të mbi 3,500 zarfeve të ardhura nga Serbia.

Për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit së këtij procesi, sidomos pas ankesave shëndetësore të personelit të KQZ të angazhuar në këtë operacion, DnV kërkon nga KQZ që të procedojë me verifikimin e këtyre zarfeve vetëm pasi të jetë garantuar siguria dhe shëndeti i personelit përgjegjës.

Lexo po ashtu KQZ: Vijon procedimi i i zarfeve nga Serbia, ato tashmë nuk paraqesin ndonjë rrezik

DnV vlerëson që procesi i numërimit është duke u zhvilluar brenda afateve të rregullta kohore, andaj KQZ nuk duhet të nxitojë me verifikimin e zarfeve të ardhura nga Serbia para se prokuroria të publikojë rezultatet nga hetimi i këtyre zarfeve dhe të hapë rrugë për verifikimin dhe numërimin e tyre.

Lexo po ashtu Limaj: Nisma ka 5.5 për qind, votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta, nuk duhet të procedohen

Tanimë në përmbyllje të procesit të numërimit, DnV fton institucionet e drejtësisë që të hetojnë rastet të cilat konsiderohen si tentativa të qëllimshme për manipulim të rezultatit zgjedhor në mënyrë që të mos njolloset vlerësimi pozitiv mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe të mos luhatet besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor.

Lexo po ashtu Verifikimi i zarfeve me fletëvotime nga Serbia, zyrtarët përdorin maska

Ndërkaq, KQZ sot gjatë ditës, ka vijuar me procedimin e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

KQZ bën të ditur se pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sot është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, mund të procedohen më tutje./Telegrafi/

Exit mobile version