Telegrafi

DnV reagon për sulmin ndaj monitorueses në Gjakovë

Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin se monitoruesja e saj afatgjate F.F., që është e angazhuar ta monitoroj fushatën parazgjedhore në regjionin e Gjakovës, është goditur sonte nga një vajzë, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga tre djem të tjerë jashtë rrethojës së shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, pak pasi ka përfunduar monitorimin e fushatës së një subjekti politik në atë shkollë.

“E njëjta nga goditja ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë dhe në trup pas rrëzimit në tokë. Monitoruesja rastin e ka paraqitur në Polici ku ka dhënë deklaratë. Demokracia në Veprim i bënë thirrje organeve të rendit, e në rastin konkret Policisë që sa më shpejtë të vë para drejtësisë autorët e sulmit. Demokracia në Veprim, shpreson që sulmi nuk ka të bëjë asgjë me punën e monitorueses në vëzhgimin e fushatës. Demokracia në Veprim ju bënë të qartë të gjitha subjekteve politike se roli i monitoruesve të DnV-së është përcjellja e fushatës dhe raportimi në mënyrë të paanshme. Pavarësisht sfidave, Demokracia në Veprim mbetet e përkushtuar në kryerjen e misionit të saj”, thuhet në kumtesën për shtyp. /Telegrafi/