Demokracia në Veprim përmes një konference për medie ka bërë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare 2021, të cilat u mbajtën sot.
Sipas DnV-së, në këto zgjedhje prinë Lëvizja Vetëvendosje me 48.95% të votave të përgjithshme, ndërsa e dyta është PDK-ja me 16.93%.
LDK-ja është e treta me 13.34% ndërkaq AAK-ja 7.45 %.
Sipas rezultateve preliminare të Demokracisë në Veprim, Nisma Socialdemokrate nuk e kalon pragun zgjedhor.
Njoftimi i plotë:
??? ???????? ?????????? ??????????? ??̈? ????????? ? ??????????? ??̈? ???????? ? ??????̈?
**Në rezultatet preliminare nuk janë të përfshira votat nga jashtë dhe votat me kusht
**Pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që nuk garojnë për vendet e rezervuara
**Margjina e gabimit për rezultatet e secilit subjekt politik është si në vijim:
LVV: 48.95 % (margjina e gabimit: +/- 1.71%)
PDK: 16.93% (margjina e gabimit: +/-1.15%)
LDK: 13.34 % (margjina e gabimit, +/- 0.7%)
AAK: 7.45% (margjina e gabimit +/-0.88%)
Lista Serbe: 4.64% (margjina e gabimit +/- 1.65%)
NISMA: 2.5% (margjina e gabimit+/-0.43%)
Të tjerat: 6.19%. /Telegrafi/