Koalicioni “Demokracia në Veprim” (DnV) sot mbanë konferencën “Procesi Zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”.
Konferenca mbahet nga ora 10:00 në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë.
Gjatë konferencës do të prezantohen raportet që përmbajnë gjetjet nga procesi i monitorimit dhe vlerësimit të fushatës zgjedhore dhjetë ditore, vëzhgimin e zgjedhjeve më 6 tetor, dhe monitorimi i medieve që kanë mbuluar ciklin e procesit të fundit zgjedhor, të monitoruar nga Demokracia për Veprim (DnV).
Këto prezantime do të pasohen me një diskutim me panel, ku fokusi do të jetë në reformën zgjedhore, si parakusht për t’i kaluar sfidat e paraqitura në këto zgjedhje.
Mes të ftuarve do të jenë përfaqësues të partive politike, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare dhe mediat.
Ndryshe, DnV është rrjet i organizatave jo-qeveritare në Kosovë që promovon zgjedhje të lira dhe të drejta përmes monitorimit të procesit zgjedhor, edukimit të votuesve dhe avokimit për reformë zgjedhore.