Sipas raportimeve të Demokracisë në Veprim (DnV), procesi i votimit në Kosovë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente të theksuara që nga hapja e vendvotimeve.
Deri në orën 17:00, 38.9% e qytetarëve me të drejtë vote, nga gjithsej 1,970,944 votues të regjistruar, e kanë shfrytëzuar të drejtën kushtetuese për të votuar.
Dalja e votuesve ka qenë mbi mesataren në rajonin e Prishtinës, ku pjesëmarrja ka tejkaluar 40%, si dhe në rajonin e Ferizajt.
Në rajonet e Gjilanit dhe Mitrovicës së Jugut DNV kanë raportuar një dalje mesatare, ndërsa rajonet e Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës kanë shënuar një pjesëmarrje nën mesatare.
DnV gjithashtu ka raportuar për disa vështirësi që kanë hasur votuesit për të gjetur emrin e tyre në listën zgjedhore dhe për të identifikuar vendvotimin e saktë.
Këto vështirësi mund të jenë rezultat i ndryshimeve në Qendrat e Votimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)./Telegrafi/