Site icon Telegrafi

“Dnevnik”: BDI ka gjetur tashmë 80 përqind të votuesve fiktiv, që janë shqiptarë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka injoruar kërkesën e nënkryetarit dhe deputetit Rafis Aliti, Kryesisë Qendrore për të diskutuar për vendimin e deputetëve për të mbështetur marrëveshjen dhe në këtë mënyrë të mundësojë fshierjen e 40 mijë votuesve nga Lista zgjedhore, nëse personalisht nuk e dëshmojnë të drejtën e votës. Edhe pse për këtë Aliti personalisht ka kërkuar llogari nga Ahmeti dhe negociatori Artan Grubi, lideri i BDI-së as e ka mbledhur organin më të lartë të partisë partisë dhe as që e ka ftuar Alitin në mbledhje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor në pjesën e lidhur me Listën zgjedhore kanë fituar vizë nga Kuvendi, kurse nga Grupi parlamentar i BDI-së vetëm Aliti nuk kanë votuar për shkak se shumica e 40 mijë votuesve janë shqiptarë.

Në pozitën e partisë Aliti interpretohet si i dërguar personal marketingu, sepse, siç thonë ata, nuk mbajnë akuzat e Alitit sepse vetë Grubi me dorën e vetë ka nënshkruar Marrëveshjen dhe se deputetët nuk kishin asnjë ide se çfarë duhet të votojnë.

Nga BDI thonë se partia ka bërë tashmë kontrollet administrative të 40.000 votuesve të dyshimtë. Kryetarët e degëve të BDI kanë një shifër të saktë sesa shumë njerëz nga votues të dyshimtë ka në komunat e tyre. Sipas të dhënave të partisë dhe kontrolleve të atyre personave, rreth 80 përqind e 40.000 votuesve ekzistojnë nuk ka dyshim se ata janë votues fiktiv. Rreth 3 përqind ka të vdekur, rreth 5 për qind janë jashtë vendit dhe se 2-3 për qind nuk ka të dhëna.

Sipas burimeve partiake, votues të dyshimitë ka në komunën e Çairit – 5400, Tetovë – 3200, Gostivar – 2300 dhe në degë të tjera janë nën 1,000.

Aliti kërkon që sa më shpejtë të mblidhet Kryesia qendrore e partisë, në të cilën do të kërkojë sqarim për veprimin e tillë. Aliti ka shprehur gatishmëri që edhe vetë para bashkë-partiakëve dhe elektoratit të sqarojë se pse ka votuar kundër, por një gjë e tillë nuk është konfirumuar nëse ka pasur takim ose vetëm bisedë telefonike. /Telegrafi/

Exit mobile version