DMX është liruar nga burgu pas një vit qëndrimi, për evazion fiskal.
Të premten në mëngjes, reperi 48-vjeçar – emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, u lirua nga Institucioni Federal i Korrektimit Gilmer në Virxhinian Perëndimore.
Përkundër faktit që reperi u lirua, ai duhet të fillojë t’i paguajë 2.3 milionë dollarë qeverisë amerikane, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu duhet të fillojë programet ambulatore për abuzimin e substancave dhe shëndetin mendor.
Data e tij origjinale e lëshimit duhej të ishte të dielën, por politika federale thotë se të burgosurit duhet të lirohen më herët nëse data bie në fundjavë.
TMZ ka raportuar gjithashtu se shumë shpejt ai do të publikojë një album të ri dhe do të punojë në projekte filmash.
Kjo vjen gati 10 muaj pasi DMX u dënua me një vit burg dhe mbikëqyrje nga Policia, për mashtrimin tatimor.
DMX u shpall fajtor për një akuzë të evazionit fiskal në një marrëveshje me zyrtarët në nëntor të vitit 2017.
Në fund të janarit të vitit të kaluar, ai u rikthye në burg, pasi një test i drogës zbuloi se ai po merrte kokainë dhe oksikodon gjatë kohës që ishte planifikuar të rehabilitohej. /Telegrafi/