Telegrafi

DMSh me rekomandime ndaj qytetarëve të Maqedonisë pas paralajmërimeve për temperatura të larta

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, pas paralajmërimeve për temperaturat e larta që nga dita e nesërme do të kap vendin tonë, rekomandojnë të respektohen masat preventive dhe aktivitet për mbrojtje nga zjarret nëpër pyje dhe llojeve tjerë të zjarreve në hapësirë.

Nga kjo drejtori ju bëjnë apel qytetarëve të mos hedhin cigare, mbeturina prej qelqi dhe shishe qelqi, të mos ndezin zjarr në hapësira të hapura dhe materiale tjera që ndizet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Prej nesër pritet të ketë temperatura të larta në Maqedoninë e Veriut

Drejtoria këshillon që në mënyrë të rregullt të kositet bari dhe nëse vërehet ndonjë zjarr menjëherë ta paraqesin te Njësia territoriale kundër zjarrit në numrin falas 139./Telegrafi/