Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) bën të ditur se është duke e përcjellur situatën me zjarret në tërë territorin e Maqedonisë dhe se është e gatshme që në çdo moment të angazhoj ekipet e saj, nëse është e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas DMSH-së deri tani vetëm komuna e Gazi Babës ka kërkuar ndihmë për t’u përballur me zjarret në rajonin e Bullaçanit. Me këtë rast, DMSH-ja ka angazhuar 39 persona me tre automjete të specializuara të pajisura me pompa, pastaj dy minibusë për transportin e personelit dhe dy automjete terreni./Telegrafi/