Institucionet janë të përgatitura të përballen me destabilizimin e paralajmërurar të kushteve kohore dhe bashkarisht të koordinuara të veprojnë për përballjen me pasojat, deklaruan sot nga Shtabi kryesorë për mbrojtje dhe shpëtim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takimin që e thirri drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Shaban Saliu, u cek se duhet të ndërmerren veprime preventive: informim me kohë të qytetarëve për ndryshimet e kushteve kohore, thirrje që të respektohen dispozitat për menaxhim me automjetet motorizuese në kushte dimërore dhe rritje të gatishmërisë së institucioneve për t’i kyçur kapacitetet dhe mjetet e disponueshme.
Në këtë takim ishin të pranishëm nga Ministria e Shëndetësisë, Vetëqeverisjes Lokale, Punëve të Brendshme dhe Financave, ARM-ja, Agjencia për Komunikime Elektronike, MEPSO, ELEM, EVN, TVM, Kryqi i Kuq dhe organizata tjera joqeveritare./Telegrafi/