Telegrafi

DMSH e Maqedonisë dërgon 41 persona dhe 11 automjete në Shqipëri

Një ekip prej 41 persona, prej të cilëve 35 janë pjesëtarë të Forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, specialistë për shpëtim nga shembjet, dy udhëheqës me qen nga MPB për hulumtimin në terren dhe katër persona nga Kryqi i Kuq janë dërguar në Shqipëri.

Ekipi është i koordinuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, e cila njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjithë përgatitjet e nevojshme të organizimit për dërgimin e ndihmës në Shqipëri.

Përveç ekipit, DMSH dërgoi edhe 11 automjete me pajisje të specializuara dhe pastrim të terrenit.

Drejtori i DMSH, Adnan Xhaferoski ngushëlloi viktimat nga tërmeti në Shqipëri dhe siç thuhet në njoftim, gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me institucionet që janë ofruar për ndihmë./Telegrafi/