Pas lajmeve se kompania gjermane “DM” në Maqedoni ka shitur eko-produkte të dyshimta, ka reaguar vetë kompania “DM”.
Ata përmes një komunikate thonë se produktet për fëmijë të tërhequra nga disa vede, nuk janë shitur fare në Maqedoni, në asnjë nga shitoret e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Produkti i theksuar me afat të dyshimtë asnjëherë nuk është shitur në shitoret tona dhe nuk ka qenë në dispoziocion për blerësit”, thonë nga “DM”.
“DM” fton të gjithë blerësit të cilët kanë blerë produkte me afate të dyshimta, të njëjtat mos t’i konsumojnë dhe t’i kthejnë në shitoret “DM” në Maqedoni, pa marrë parasysh nëse i kanë hapur ose jo./Telegrafi/