Tenisti Novak Djokovic është goditur në kokë me një shishe teksa po jepte autografe për tifozët në turneun Masters në Romë të premten mbrëma.
Pas goditjes, Djokovic ra në tokë dhe qëndroi për disa minuta i shtrirë, teksa i erdhën në ndihmë organizatorët e turneut.
Raportohet se ka pësuar një çarje, gjë që tregon se shishja që e goditi ishte e plotë dhe mjaft e rëndë.
https://twitter.com/TheTennisLetter/status/1789009438273335567
Sipas gazetarëve nga Roma, lëndimi do të duhet të mjekohet.
Djokovic mposhti francezin Corentin Mouteti në rundin e dytë për të kaluar tutje.
Djokovic njihet për deklaratat dhe veprimet e tij skandaloze kundrejt Kosovës./Telegrafi/