Telegrafi

Djokovic fitues i Australian Open

Në fillim të takimit Murray u shfaq shumë në formë, por nuk arriti të fitonte në fund, pasi Djokovic e kërkoi me ngulm fitoren.

Sfida mbaroi me rezultat 3-1 në sete për Djokovic, përkundër faktit se ky i fundit e fitoi setin e parë.

6-7, 7-6, 6-3 dhe 6-2 ishte rezultati final i këtij takimi që u mendua se do të ishte dramatik, por thjesht tenisti serb ishte i pakapshëm.

Kështu, Djokovic hyn në histori si tenisti i parë që arrin të fitojë tri herë radhazi grand slam turneun Australian Open. /Telegrafi/