Novak Djokovic nuk po shkëlqen më si dikur.
Pasi humbi në turneun e hapur të Australisë, tenisti serb ka menduar se do të rikthehet në Meksiko.
Por, i të njëjtit mendim nuk ishte edhe Nick Kyrgios, i cili arriti të triumfoi kundër serbit, transmeton Telegrafi.
Tenisti australian edhe njëherë dëshmoi se është në një fazë të paraqitjeve të mira ku triumfoi kundër Djokovicit me rezultat 2-0, në sete 7:6 dhe 7:5.
Novak është në pozitën e dytë të renditjes tabelore të ATP-së ndërsa Kyrgios zë vendin e 17. /Telegrafi/