Site icon Telegrafi

Djemtë rrahin barbarisht nxënësen në autobusin e shkollës në Florida – shokët zgjodhën të xhirojnë dhe mos të ndërhyjnë

Prindërit e një vajze 9-vjeçare nga Florida, e cila u filmua duke u rrahur pa mëshirë nga dy djem në një autobus shkollor, planifikojnë të bëjnë kallëzim penal kundër sulmuesve të saj.

Pamjet tregojnë dy djem duke e goditur në mënyrë të egër dhe të përsëritur nxënësen e klasës së tretë në “Coconut Palm K-8 Academy” në Homestead ndërsa ajo përpiqet dëshpërimisht t’i shmangë.

Asnjë i rritur nuk ndërhyri gjatë pothuajse 30 sekondave të sulmit, i cili u regjistrua nga një shok i klasës, raporton nypost. Nëna e viktimës tha për Local 10 se do t’i padit penalisht sulmuesit e fëmijës së saj.

Nëna deklaroi se edhe dy fëmijët e tjerë të saj ishin ngacmuar gjithashtu gjatë kohës sa ishin nxënës të shkollës – dhe këshilltarët dhe administratorët nuk kanë bërë asgjë për të adresuar ankesat e saja.

Ndërkohë, tre nxënëse të shkollës së mesme në Florida – dy 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare – u arrestuan këtë javë për rolin e tyre në një tjetër përleshje të dhunshme në kampus.

Një numër në rritje i administratorëve kanë kërkuar të ndalojnë xhirimet e zënkave në të gjithë vendin, duke paralajmëruar fëmijët se do të përballen me pasoja disiplinore. /Telegrafi/

Watch the latest video at foxnews.com

Exit mobile version