Site icon Telegrafi

Djemtë kanë nevojë për më shumë mbështetje emocionale sesa vajzat

Foto: Pexels

Nga njëra anë, testosteroni bën që meshkujt fizikisht të jenë më të fuqishëm, ndërsa, nga ana tjetër, më vështirë përballen me emocionet

Që në moshë të vogël, djemtë mësohen se lotët janë për vajzat dhe për shkak të kësaj ata nuk dinë të shprehin ndjenjat dhe rriten në njerëz që nuk dinë si të shprehin emocionet. Sipas hulumtimit të botuar në faqen e internetit të Bibliotekës Kombëtare të SHBA-së, përkrahja emocionale e prindërve për djemtë është më e rëndësishme sesa për vajzat, për t’u rritur dhe për t’u bërë persona psikikisht të pjekur.

Në krahasim me trurin e vajzave, truri i djemve është shumë më i rëndë dhe ka hipotalmus më të madh, transmeton Telegrafi.

Kjo është për shkak të testosteronit i cili te djemtë tajit më fort, ndërsa janë në barkun e nënës, në tremujorin e tretë të shtatzënisë.

Pos madhësisë së trurit, tajitja e shtuar e testosteronit është përgjegjëse edhe për ndërtimin e muskujve.

Shkurt, nga njëra anë, testosteroni bën që meshkujt të jenë fizikisht më të fuqishëm, ndërsa, nga ana tjetër, vështirëson të përballurit me emocionet.

Truri i vajzave zhvillohet më shpejt se truri i djemve. Djemtë i arrijnë vajzat gjashtë javë pas lindjes për sa i përket zhvillimit të trurit.

Truri i bebes së gjinisë mashkullore katër deri në gjashtë javë fizikisht është i njëjtë me trurin e vajzës së porsalindur.

Foto: Pexels

Një studim tjetër i Institutit të Shëndetësisë gjithashtu i botuar në portalin e Bibliotekës Kombëtare të SHBA-së, ka treguar që embrionet mashkullore janë shumë më të ndjeshme ndaj stresit të cilin e përjeton nëna sesa ato të femrave.

Ata gjithashtu janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të paralizës cerebrale ose lindjes së parakohshme.

Djemtë janë më të ndjeshëm se vajza dhe mosdhënia e një mbështetje të barabartë emocionale nuk është mirë.

Prindërit duhet të trajtojnë fëmijët në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për emocionet.

Ju duhet t’i inkurajoni djemtë të tregojnë ndjenja, t’i inkurajoni ata të flasin për frikën dhe t’i dëgjoni, t’u lexoni libra që inkurajojnë ndjeshmëri dhe mirënjohje, të jepni dashuri dhe duhet vënë në dijeni që ju i doni ata pa kushte. /Telegrafi/

Exit mobile version