Telegrafi

Djemtë e trashë do të bëhen meshkuj impotentë?

Overwight Teenage Man With Spiky Hair Eating a Chicken Drumstick

Shkencëtarët nga Universiteti Buffalo kanë krahasuar 25 djem të trashë dhe 25 djem me masë normale trupore në moshën prej 14 deri 20 vjeç. Zbulimi tregoi që djemtë e trashë kanë madje 50 për qind më pak testosterone, në krahasim me ata me masë normale trupore.

Hulumtimi, i cili është publikuar në revistën Clinical Endocrinology, duhet të vazhdojë dhe të testohet në numër më të madh të djemve, transmeton Telegrafi.

“Ishim të befasuar kur zbuluam që djemtë e trashë kanë madje 50 për qind më pak testosterone”, ka deklaruar udhëheqësi i hulumtimit dr. Paresh Dandona, dhe ka shtuar se si “këto rezultate janë shqetësuese, sepse djemtë e trashë më vonë mund të bëhen impotentë dhe sterilë”.

Trashja në mes djemve është gjithnjë e më e shpeshtë. Stili i jetesës i cili përfshin gjithnjë e më pak aktivitete fizike dhe shprehi të këqija ushqyese është gjithnjë e më i përhapur.

Prindërit duhet t’ua mësojnë fëmijëve shprehitë e shëndetshme jetësore, t’i nxisin në aktivitet fizik dhe të reduktojnë frekuencën e konsumimit të ushqimit të pashëndetshëm dhe të shpejtë.

Shkencëtarët thonë që shkalla e ulët e testosteroneve është e lidhur edhe me shkallën e lartë të yndyrave abdominale dhe nivelit të reduktuar të masës muskulore. E gjithë kjo mund të shkaktojë rezistencë në insulinë, dhe pastaj edhe diabet.

Lajmi i mirë është se mund të kthehet niveli normal i testosteroneve, me kusht që të ushtrohet rregullisht, të hahet në mënyrë të rregullt për t’u hequr kilogramët e tepërt. /Telegrafi/