Telegrafi

Djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit urojnë Memlin Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së

Djali i Hashim Thaçit, Endriti dhe ai i Kadri Veselit, Klestori kanë uruar kryetarin e ri të PDK-së, Memli Krasniqin.

Në postimet e tyre të ndara në rrjetet sociale, ata kanë postuar fotografitë e kryetarit Krasniqi me baballarët e tyre duke shkruar shkurt “Urime Kryetar”.

PDK-ja sot në konventën e 10-të të jashtëzakonshme ka zgjedhur kryetarin e ri të partisë, Memli Krasniqin. /Telegrafi/