Telegrafi

Djemtë e Grabovcit, që e rrahën policin, gjobiten për shpejtësi!

Babai i dy djemve, deputeti Grabovci, nuk ka dashur të flas shumë në lidhje me këtë rast, duke thënë se është i nxënë.

“Jam i nxënë. Hajt se për rastin e djemve e keni bërë, është policia dhe e bëjnë punën e vet. As unë vet nuk kam drejt me shkel ligjin dhe askush tjetër”, ka thënë Grabovci për KTV.

Ndërsa i pamundur ka qenë kontakti me prokuroren Merrushe Llugiqi.

Dy djemtë e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Adem Grabovcit, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci e kanë rrahur deri në alivanosje një polic të Kosovës në mesnatën e 14 shkurtit, pasi i kishte ndalur ata për tejkalimin e shpejtësisë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Polici nga Vushtrria Avni Selaci gjendet në pushim mjekësor dhe nuk ka dashur të flasë në lidhje me këtë rast./Telegrafi/