Telegrafi

Djemtë e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi “falin” vrasësit e babait, mohojnë arritjen e marrëveshjes financiare me Bin Salmanin

Djemtë e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi, Salah dhe Abdullah, kanë bërë të ditur se ata kanë “falur” vrasësit e babait të tyre.

Khashoggi që ishte një kritik i ashpër i familjes mbretërore saudite, ishte vrarë në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë në tetor të vitit 2018, rast ky në të cilin thuhej se kishte gisht princi i kurorës Mohammed bin Salman, transmeton Telegrafi.

Por kjo “falje” e familjarëve të viktimës mund t’ia shpëtojë jetën pesë personave të paemëruar që ishin dënuar me vdekje për vrasjen e Khashoggit.

“Ne, djemtë e martirit Jamal Khashoggi njoftojmë publikisht se falim ata që vranë babanë tonë”, ka shkruar në Twitter, djali i kolumnistit të Washington Post.

Autoritetet saudite nuk kanë komentuar menjëherë këto pretendime, duke mohuar raportimet për një marrëveshje financiare të arritur me qeverinë.

Kujtojmë që CIA amerikane besonte se princi i kurorës Mohammed bin Salman kishte urdhëruar vrasjen e Khashoggit, pasi ai ishte shumë kritik në kolumnet e tij sa i përket familjes mbretërore saudite. /Telegrafi/