Telegrafi

Djelmoshat e Kosovës i dhurojnë 25 mijë euro për ‘Jetimat e Ballkanit’, do të ndërtohet një shtëpi me këto para

Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një gjest madhështor jashtë fushës duke marr pjesë edhe në humanizëm.

Stafi teknik bashkë me futbollistët kanë dhuruar 25 mijë euro për shoqatën bamirëse, ‘Jetimat e Ballkanit’.

Lajmi është konfirmuar nga prijësi i kësaj Shoqate, hoxha Halil Kastrati.

Ky është njoftimi i tij

“Kombëtarja e Kosovës dhe i gjithë Stafi i saj dhuruan 25 mije euro në shoqatën tonë”.

“Nga ky donacion do te behet një familje me shtëpi të re si dhe do të dhurohet një Iftar në kuzhinën tonë”, thuhet në njoftim e Halil Kastrtit.

Kastrati e ka publikuar edhe listën e stafit, por edhe të futbollistëve që kanë kontribuar. /Telegrafi/