Telegrafi

Djegia e trafos, mbesin pa rrymë disa lagje të Prishtinës

Një trafo e energjisë elektrike është djegur sot në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa energji elektrike.

Lidhur me këtë rast, KEDS ka dal me njoftim ku ka bërë të ditur se ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

Lexo po ashtu Digjet një trafo në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë

“Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

KEDS ka shtuar se aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/