Telegrafi

Djegia e shtyllës elektrike në Mitrovicë, flasin nga kompania

Shtylla elektrike e djegur në Mitrovicë. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Para dy ditësh, rreth orës 00:15 është djegur një shtyllë elektrike, e cila gjendet në rrugën “Agim Ramadani – Katana” në qytetin e Mitrovicës.

Lidhur me këtë kanë folur edhe nga kompania KEDS.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në raste të tilla intervenojnë menjëherë me qëllim të ndërrimit të aseteve elektro-energjetike.

“Njëjtë si në rastin në fjalë, ashtu dhe në çfarëdo rasti tjetër, pavarësisht rrethanave dhe shkaqeve, KEDS intervenon menjëherë me qëllim të ndërrimit të aseteve elektro-energjetike”, ka thënë Krasniqi.

Pamje të shtyllës së djegur elektrike. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Ndërsa, qytetarët që donin të jenë anonim janë shprehur se djegia e kësaj shtylle elektrike nuk i’u ka shkaktuar asnjë dëm material në shtëpitë dhe banesat e tyre.

Njëri qytetar për Telegrafin ka thënë se reagimi i KEDS-it, por edhe i zjarrfikësve ka qenë i shpejtë.

Një qytetar tjetër tha shkurtimisht se ky rast ka ndodhur rreth orës 00:15 dhe se sipas tij, shkaktarët nuk kanë qenë të qëllimshëm.

“Djegia e shtyllës elektrike ka ndodhur rreth orës 00:15, ndërsa për shkaktarët mendoj që nuk kanë qenë të qëllimshëm”, ka thënë qytetari.

Siç ai ka treguar, institucionet përgjegjëse kanë intervenuar menjëherë.

Qytetari është shprehur se pas djegies së shtyllës elektrike nuk ka pasur vonesë me furnizim të energjisë elektrike.

“Jo, nuk ka pasur vonesë me furnizim të energjisë elektrike”, është përgjigjur ai. /Telegrafi/