Qytetarë kanë raportuar në adresë të Telegrafit për djegie të mbeturinave në lagjen 29 të Fushë Kosovës.
Raportohet se mbeturinat janë duke u djegur që tri ditë dhe ende askush nuk ka ndërmarr diçka.
Sipas qytetarëve atje, edhe kalimi me veturë është pamundësuar. /Telegrafi/